‘The Athletic’ zbulon klauzolën e Haaland – në 2024 klubet jashtë Premier League mund ta transferojnë atë

Erling Haaland mund të largohet nga Manchester City në vitin 2024. Ylli norvegjez, Erling Haaland po jeton ëndrrën te skuadra e Manchester City, ku erdhi gjatë verës së fundit. Megjithatë, aventura për lojtarin mund të mos jetë e gjatë te ‘Citizens’, bazuar në një klauzolë që ka ai në kontratën aktuale. Sipas ‘The Athletic’, Erling…

Sport

11/10/2022 12:23

Erling Haaland mund të largohet nga Manchester City në vitin 2024.

Ylli norvegjez, Erling Haaland po jeton ëndrrën te skuadra e Manchester City, ku erdhi gjatë verës së fundit.

Megjithatë, aventura për lojtarin mund të mos jetë e gjatë te ‘Citizens’, bazuar në një klauzolë që ka ai në kontratën aktuale.

Sipas ‘The Athletic’, Erling Haaland ka një klauzolë prej 200 milionë funteve, e cila mund të aktivizohet në vitin 2024, përcjell lajmi.net.

Klauzola mund të aktivizohet vetëm nga skuadrat që nuk janë pjesë e Premier League.

Kështu, skuadra si Real Madrid, Barcelona apo Bayern Munich mund të bëjnë lëvizje për lojtarin.

Së fundmi janë pikërisht Real Madrid që lidhen me transferimin e mundshëm të Haaland, në vitin 2024. /Lajmi.net/