Barcelona i thotë jo transferimit të Asensios

Barcelona nuk kërkon më shërbimet e Marco Asensios. Ditë më parë u raportua se Barça po monitoron situatën e anësorit të Real Madridit. Por, duket se drejtuesit e klubit kanë vendosur të heqin dorë nga spanjolli. Sipas raportimit të ‘El Nacional’, Barcelona nuk do të vazhdojë më ndjekjen e Marco Asensio, përcjell lajmi.net. Xavi Hernandez…

Sport

08/10/2022 16:05

Barcelona nuk kërkon më shërbimet e Marco Asensios.

Ditë më parë u raportua se Barça po monitoron situatën e anësorit të Real Madridit.

Por, duket se drejtuesit e klubit kanë vendosur të heqin dorë nga spanjolli.

Sipas raportimit të ‘El Nacional’, Barcelona nuk do të vazhdojë më ndjekjen e Marco Asensio, përcjell lajmi.net.

Xavi Hernandez ka njoftuar klubin që është i kënaqur me repartin e sulmit.

Kujtojmë që anësori ka kontratë me Realin deri në vitin 2023, dhe nuk është pranë rinovimit./Lajmi.net/