De Bruyne merr një fanellë të Man United me emrin e tij, ky është reagimi i belgut
Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne i bëri shumë të qarta ndjenjat e tij ndaj rivalëve të qytetit, Manchester United, kur iu dhurua një fanellë me emrin e tij në ngjyrat e “Djajve të Kuq”. De Bruyne ishte në një formë të jashtëzakonshme edhe një herë kundër United në Premier Ligë, ku City dominoi…
                        Sport
Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne i bëri shumë të qarta ndjenjat e tij ndaj rivalëve të qytetit, Manchester United, kur iu dhurua një fanellë me emrin e tij në ngjyrat e “Djajve të Kuq”.
De Bruyne ishte në një formë të jashtëzakonshme edhe një herë kundër United në Premier Ligë, ku City dominoi në fundjavën e kaluar duke regjistruar një fitore 6:3 në “Etihad”.
Që nga ajo kohë një video ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale të një miku të De Bruynes që përpiqet t’i dhurojë atij një fanellë të personalizuar të United.
Belgu përgjigjet duke qeshur në mënyrë të sikletshme para se të pyeste “A ta djeg tani?”
Ai pastaj shtoi se “shumica e ëndrrave janë mashtrim, apo jo?.
Videon e gjeni më poshtë.
?️ “Do I burn it now?”
? Kevin De Bruyne gets gifted a Man Utd shirt… pic.twitter.com/jHNFomqkha
— ODDSbible (@ODDSbible) October 7, 2022