Guardiola mohon zërat për një klauzolë që e lejon lojarin të largohet në 2024
Pep Guardiola i ka mohuar zërat se Erling Haaland ka një klauzolë që e lejon të largohet nga Manchester City në verën e vitit 2024. Trajneri tha se këto lajme nuk janë të vërteta, duke shtuar se norvegjezi ndihet shumë i lumtur në “Etihad Stadium”. “Nuk ka asnjë klauzolë specifike që Erling Haaland të bashkohet…
                        Sport
Pep Guardiola i ka mohuar zërat se Erling Haaland ka një klauzolë që e lejon të largohet nga Manchester City në verën e vitit 2024.
Trajneri tha se këto lajme nuk janë të vërteta, duke shtuar se norvegjezi ndihet shumë i lumtur në “Etihad Stadium”.
“Nuk ka asnjë klauzolë specifike që Erling Haaland të bashkohet me Real Madridin, nuk është e vërtetë”, tha fillimisht ai.
“Kam ndjenjën se ai është tepër i lumtur te Man City”, përfundoi Guardiola. /Lajmi.net/