Walker lajmërohet pas operimit: Operacioni ishte i suksesshëm, do të koncentrohem në rikuperim

Kyle Walker është lajmëruar pas intervenimit që pati. Mbrojtësi anglez, Kyle Walker është obliguar t’i nënshtrohet një operimi, pasi pësoi një lëndim. Lojtari u obligua të linte fushën para kohe ndaj United, kurse tani rrezikon edhe mungesën në Kupën e Botës. Megjithatë, fati i mirë është që operimi i Walker ka shkuar me sukses. “Si…

Sport

06/10/2022 13:08

Kyle Walker është lajmëruar pas intervenimit që pati.

Mbrojtësi anglez, Kyle Walker është obliguar t’i nënshtrohet një operimi, pasi pësoi një lëndim.

Lojtari u obligua të linte fushën para kohe ndaj United, kurse tani rrezikon edhe mungesën në Kupën e Botës.

Megjithatë, fati i mirë është që operimi i Walker ka shkuar me sukses.

“Si lojtarë, ne duhet të pranojmë se lëndimet janë pjesë e lojës që e duam. Operimi im i së martës shkoi me sukses dhe unë tani mund të fokusohem në rehabilitimin tim dhe të kthehem në gjendjen më të mirë fizike”, ka shkruar Walker në ‘Twitter’, përcjell lajmi.net.

“Unë do të jem duke përkrahur shokët e mi të skuadrës çdo ditë në çdo formë që mundem”, shtoi anglezi.

Walker do të bëjë maksimumin për të kapur në kohë rikthimin për Kupën e Botës. /Lajmi.net/