1 njeri, 2 vendime kundër Barcës – kush është gjyqtari i VAR që s’po jep penallti për ‘Blaugranat’?
Ndeshja e Barcelonës në Champions League kundër skuadrës së Inter, po bën bujë nëpër rrjetet sociale, si pasojë e një rasti të dyshimtë për penallti. Denzel Dumfries luajti me dorë në zonën e tij, por për gjyqtarin e takimit nuk kishte penallti. Në dhomën e VAR, njeriu që mund të ndryshonte vendimin, ishte Pol van…
Sport
Ndeshja e Barcelonës në Champions League kundër skuadrës së Inter, po bën bujë nëpër rrjetet sociale, si pasojë e një rasti të dyshimtë për penallti.
Denzel Dumfries luajti me dorë në zonën e tij, por për gjyqtarin e takimit nuk kishte penallti.
Në dhomën e VAR, njeriu që mund të ndryshonte vendimin, ishte Pol van Boekel, përcjell lajmi.net.
Van Boekel ishte njeriu që ishte në dhomën e VAR edhe në ndeshjen Bayern – Barcelona, kur Alphonso Davies pengoi në zonë Ousmane Dembele.
As atëherë, ky gjyqtar nuk kishte ftuar për penallti. Ai sot mori një vendim kontrovers për të mos dhënë penallti, kurse anuloi një gol të Barcës për lojë me dorë nga Ansu Fati.
Në internet, fotoja e tij po qarkullon nëpër shumë postime, të cilat i vlerësojnë si vendime të gabuara vendimet e tij. /Lajmi.net/