Abdixhiku zotohet se pagat do t’u paguhen mësimdhënësve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në vend të qetësimit e përafërmit, kryeministri Albin Kurti, kërkon tension. Sipas Abdixhikut, ai s’mund të jetojë pa krizë prandaj edhe dënon mësimdhënësit e vendit. “Është politikan i paaftësisë. Si i tillë, është gjithçka përveçse kryeministër. Sot u tregua dhe njeri i vogël.Në prag…

Lajme

03/10/2022 17:52

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në vend të qetësimit e përafërmit, kryeministri Albin Kurti, kërkon tension.

Sipas Abdixhikut, ai s’mund të jetojë pa krizë prandaj edhe dënon mësimdhënësit e vendit.

“Është politikan i paaftësisë. Si i tillë, është gjithçka përveçse kryeministër. Sot u tregua dhe njeri i vogël.Në prag të dimrit të vështirë, në vazhdimësi të papërballueshmërisë, në stagnim ekonomik e në ikje masive – ai vendosi t’i tregoj dhëmbët. Dhe për kë? Për mësimdhënësit e vendit – shtresën më të goditur nga kriza”,tha Abdixhiku, transmeton lajmi.net.

Tutje i pari i LDK-së, tha se mashtrimi populist s’duket ndryshe.

“Mashtrimi popullist s’duket ndryshe. Dje ishte shfrytëzues i kauzave të tyre, sot është bërë dënues kolektiv në mes të krizave”,shtoi ai.

Abdixhiku tha se mësimdhënësit e vendit, ata që u bënë tabelë qitjeje nga ushtritë digjitale të pushtetit, ta kuptojnë se Qeveria janë të përkohshme, por shteti mbetet i përhershëm.

“Këto paga do tu paguhen – herët apo vonë. S’ka forcë që ju merr të drejtën mbi to; merreni këtë si zotim publik timin dhe të LDK-së.Deri atëherë, ne do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme, të detyrojmë pushtetin mashtrues të ekzekutojë pagesat”,përfundoi Abdixhiku./Lajmi.net/