Foden: Po mësohemi të luajmë me Haaland, do mësojmë akoma – po e shijoj lojën me të
Phil Foden ka paralajmëruar rivalët e Manchester City, lidhur me Erling Haaland. Erling Haaland po shkëlqen me fanellën e Man City, por Foden beson se më e mira nuk ka ardhur akoma. Ylli anglez insiston se lojtarët e Man City janë akoma duke mësuar se si të luajnë me norvegjezin, dhe qysh tani kanë nisur…

Sport
Phil Foden ka paralajmëruar rivalët e Manchester City, lidhur me Erling Haaland.
Erling Haaland po shkëlqen me fanellën e Man City, por Foden beson se më e mira nuk ka ardhur akoma.
Ylli anglez insiston se lojtarët e Man City janë akoma duke mësuar se si të luajnë me norvegjezin, dhe qysh tani kanë nisur ta shijojnë këtë.
“Ne definitivisht po mësohemi me Haaland në skuadër. Po ndërtoj një lidhje me të dhe është mirë ta shohësh këtë. Ai është talent i madh dhe po e shijoj lojën me të. Ai është lojtar i ri dhe ne të gjithë po mësohemi të luajmë me të”, ka thënë Foden, transmeton lajmi.net.
“Është e frikshme ajo çfarë ka bërë ai, dhe ai akoma s’është përshtatur. Është akoma partneritet i ri. Shumë gjëra mund t’i përmirësojmë dhe të bëjmë më mirë. Duhet të ndërtojmë në këto rezultate dhe të përmirësohemi”, shtoi tutje anglezi.
Foden dhe Haaland të dy shënuan het-trik në fitoren 6:3 të Man City, dhe të dy gjetën asist për njëri-tjetrin. /Lajmi.net/