Guardiola sqaron pse Haaland s’është në nivelin e Lionel Messit

Erling Haaland është lojtari i momentit. Goli nuk është problem për të. Por, ai s’është akoma në nivelin më të lartë. Haaland mori përsëri vëmendjen, me një het-trik të shënuar ndaj Manchester United, het-trik ky që ishte i treti radhazi në ‘Etihad’. Pas ndeshjes, komente për të dha edhe Pep Guardiola. I pyetur nëse Haaland…

Sport

03/10/2022 16:06

Erling Haaland është lojtari i momentit. Goli nuk është problem për të. Por, ai s’është akoma në nivelin më të lartë.

Haaland mori përsëri vëmendjen, me një het-trik të shënuar ndaj Manchester United, het-trik ky që ishte i treti radhazi në ‘Etihad’.

Pas ndeshjes, komente për të dha edhe Pep Guardiola. I pyetur nëse Haaland është në nivelin e Lionel Messi, Pep Guardiola ka dhënë disa sqarime. Për të, Haaland s’është në nivelin e argjentinasit për një arsye.

“Dallimi mes Haaland dhe Messi është te fakti se Erling ka nevojë për të gjithë shokët e tij ta bëjë atë. Është e jashtëzakonshme”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Por, Messi kishte aftësinë t’i bënte të gjitha vet”, shtoi ai.

Komentet e Guardiola kanë ndarë tifozët e City në dy grupe. Disa pajtohen me të thënat e trajnerit, disa mendojnë se Messi nuk do të bënte gjë në Premier League. /Lajmi.net/