Mediat italiane e masin krizën e Juves me Haaland – norvegjezi ka më shumë gola sesa ‘Zonja e Vjetër’ këtë edicion

Erling Haaland është lojtari i momentit. Ylli norvegjez po shkëlqen nën urdhrat e Pep Guardiola dhe tashmë ka shënuar shumë gola, krahasuar me ndeshjet e luajtura. Kur është vetëm 2 tetori, Haaland numëron 14 gola në Premier League, përcjell lajmi.net. Këto 14 gola, Haaland i ka shënuar në vetëm tetë ndeshje. Tani, mediat italiane po…

Sport

02/10/2022 21:04

Erling Haaland është lojtari i momentit.

Ylli norvegjez po shkëlqen nën urdhrat e Pep Guardiola dhe tashmë ka shënuar shumë gola, krahasuar me ndeshjet e luajtura.

Kur është vetëm 2 tetori, Haaland numëron 14 gola në Premier League, përcjell lajmi.net.

Këto 14 gola, Haaland i ka shënuar në vetëm tetë ndeshje. Tani, mediat italiane po e shohin si barometër për krizën e Juventusit.

Haaland ka aq gola sa ka Inter, por ka pesë gola më shumë sesa Juventus, të cilët sonte presin një fitore ndaj Bologna.

22-vjeçari Haaland sot shënoi një het-trik ndaj Man United. Ky het-trik ishte i treti i tij në tri ndeshjet e fundit në ‘Etihad’. /Lajmi.net/