Man City kërkon garancion prej Bernardo Silvas – negociatat do të nisin së shpejti

Manchester City ka frikë nga një largim i mundshëm i Bernardo Silva. Skuadra e Manchester City po e sheh si shqetësues largimin e mundshëm të Bernardo Silva drejt Barcelonës. Raportime të ‘Dailymail’ bëjnë të ditur se ‘Citizens’ po kërkojnë garancion nga portugezi, përcjell lajmi.net. Ata duan që lojtari t’i sigurojë ata që nuk do të…

Sport

29/09/2022 08:38

Manchester City ka frikë nga një largim i mundshëm i Bernardo Silva.

Skuadra e Manchester City po e sheh si shqetësues largimin e mundshëm të Bernardo Silva drejt Barcelonës.

Raportime të ‘Dailymail’ bëjnë të ditur se ‘Citizens’ po kërkojnë garancion nga portugezi, përcjell lajmi.net.

Ata duan që lojtari t’i sigurojë ata që nuk do të shtyjë për një largim drejt Barcelonës, gjatë verës tjetër.

Bisedimet mes klubit dhe lojtarit pritet të nisin muajve në vazhdim dhe mund të çojnë te një rinovim kontrate, nëse të gjitha palët pajtohen për kushtet.

Bernardo lidhej me një kalim te Barcelona gjatë merkatos së kaluar. /Lajmi.net/