Ndeshja me Qipron, kjo është forma e Kosovës në 5 ndeshjet e fundit
Kosova dhe Qipro do të përballen sonte në kuadër të Ligës së Kombeve. Tashmë pa objektiva për ta fituar grupin, Kosova synon fitoren që të mbetet në Ligën C dhe të mos bie në një ligë më poshtë. Megjithatë, nuk do ta ketë aspak të lehtë kjo për faktin se edhe mysafirët me një fitore…
Sport
Kosova dhe Qipro do të përballen sonte në kuadër të Ligës së Kombeve.
Tashmë pa objektiva për ta fituar grupin, Kosova synon fitoren që të mbetet në Ligën C dhe të mos bie në një ligë më poshtë.
Megjithatë, nuk do ta ketë aspak të lehtë kjo për faktin se edhe mysafirët me një fitore të mundshme do të shpëtonin nga rënia.
Kosova në 5 ndeshjet e fundit ka dy fitore dhe tre humbje. Kurse, ndeshjen e parë ndaj Qipros e kishte fituar me rezultat 0 me 2. /Lajmi.net/