Tri skuadra të Premier League pas Bastoni

Alessandro Bastoni është një nga mbrojtësit më të pëlqyer në treg aktualisht. Lojtari i Inter duket se po afrohet me një largim të mundshëm nga Inter dhe tashmë ka disa skuadra të interesuara për të. Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Tottenham, Man United dhe Man City janë në garë për nënshkrimin e Bastoni, përcjell…

Sport

27/09/2022 15:24

Alessandro Bastoni është një nga mbrojtësit më të pëlqyer në treg aktualisht.

Lojtari i Inter duket se po afrohet me një largim të mundshëm nga Inter dhe tashmë ka disa skuadra të interesuara për të.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Tottenham, Man United dhe Man City janë në garë për nënshkrimin e Bastoni, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi 23-vjeçar mund të jetë në dispozicion qysh në merkaton e verës.

Kontrata e tij me Inter skadon në vitin 2024 dhe nuk shihen sinjale për rinovimin e mundshëm.

Mbrojtësi mund të largohet në verën e 2023, në mënyrë që Inter të mos e humb atë me parametra zero.

Skuadrat angleze do të nisin ofertat e tyre gjatë verës së ardhshme. /Lajmi.net/