Marca paralajmëron: Busquets mund të largohet nga Barça

Sergio Busquets mund të largohet nga Barcelona në merkaton e ardhshme verore. Të paktën kështu raporton Marca që e paralajmëron fundin e një epoke të gjatë që skuadra dhe lojtari kishin. Sipas po të njëjtit burim, nëse nuk ka ndonjë surpizë, vera do ta gjejë mesfushorin legjendar në Major League Soccer, transmeton lajmi.net. Dy lojtarët…

Sport

20/09/2022 22:54

Sergio Busquets mund të largohet nga Barcelona në merkaton e ardhshme verore.

Të paktën kështu raporton Marca që e paralajmëron fundin e një epoke të gjatë që skuadra dhe lojtari kishin.

Sipas po të njëjtit burim, nëse nuk ka ndonjë surpizë, vera do ta gjejë mesfushorin legjendar në Major League Soccer, transmeton lajmi.net.

Dy lojtarët që drejtuesit e Barçës po ndjekin për të zëvendësuar mesfushorin janë Martin Zubimendi i Real Sociedad, klauzola e lirimit të të cilit është 60 milionë euro dhe Ruben Neves i Wolverhampton. /Lajmi.net/