Depay: Pata oferta në verë, por vendosa që të qëndroj

Memphis Depay e ka zbuluar që gjatë merkatos së verës pati oferta nga disa klube. Në një intervistë të dhënë së fundi për ESPN, sulmuesi tha se, përkundër që disa klube të njohura ishin të interesuar për të, vendosi të luftojë për një vend titullari në “Camp Nou”. “Në verë pati disa klube të interesuara…

Sport

20/09/2022 17:13

Memphis Depay e ka zbuluar që gjatë merkatos së verës pati oferta nga disa klube.

Në një intervistë të dhënë së fundi për ESPN, sulmuesi tha se, përkundër që disa klube të njohura ishin të interesuar për të, vendosi të luftojë për një vend titullari në “Camp Nou”.

“Në verë pati disa klube të interesuara për mua, por i shikova opsionet dhe vendosa të qëndroj, për të luftuar për një vend titullari në Barcelonë”, tha fillimisht ai.

“E dua garën dhe nuk i largohem asaj. Jam duke e shijuar të qëndruarit te Barça”, përfundoi Depay.

Njëra ndër skuadrat më të interesuara për të ishte Juventusi, por marrëveshja s’u arrit për shkak të pagës së lartë të kërkuar nga Depay. /Lajmi.net/