Verratti me lëndim muskulor, nuk do të grumbullohet me kombëtaren e Italisë

Është konfirmuar lëndimi i Marco Verratti. Verratti ka pësuar një lëndim muskulor në paraqitjen e tij të fundit me PSG dhe si pasojë nuk do ta vazhdojë grumbullimin me kombëtaren e Italisë, përcjell lajmi.net. Lojtari kishte udhëtuar për t’u grumbulluar, por në ekzaminimet e kryera te kombëtarja, ka rezultuar se ai nuk është i gatshëm…

Sport

19/09/2022 21:01

Është konfirmuar lëndimi i Marco Verratti.

Verratti ka pësuar një lëndim muskulor në paraqitjen e tij të fundit me PSG dhe si pasojë nuk do ta vazhdojë grumbullimin me kombëtaren e Italisë, përcjell lajmi.net.

Lojtari kishte udhëtuar për t’u grumbulluar, por në ekzaminimet e kryera te kombëtarja, ka rezultuar se ai nuk është i gatshëm për t’i ndihmuar grupit.

Verratti pati problem në muskulin e këmbës së majtë.

Lojtari do të kthehet në Paris për të nisur procesin e rikuperimit.

Nuk dihet akoma saktësisht se sa gjatë do të mungojë Verratti. /Lajmi.net/