Pak orë deri te verdikti i Speciales, në shesh shfaqen dokumentarë për Thaçin
Në sheshin e kryeqytetit janë mbledhur qindra njerëz, në pritje të verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë. Në këtë shesh, po shfaqen video me kujtime, intervista pas proceseve të rëndësishme të Kosovës që ka dhënë Hashim thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Të katër të lartëpërmendurit, ish-krerët e UÇK-së sot ndodhen një ditë…
Lajme
Në sheshin e kryeqytetit janë mbledhur qindra njerëz, në pritje të verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Në këtë shesh, po shfaqen video me kujtime, intervista pas proceseve të rëndësishme të Kosovës që ka dhënë Hashim thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Të katër të lartëpërmendurit, ish-krerët e UÇK-së sot ndodhen një ditë para ditës më të rëndësishme të gjashtë viteve të fundit për ta.
Derisa në Kosovë kërkohet drejtësi nga Gjykata Speciale në Hagë, orët dhe minutat po ecin për të qenë sa më afër këtij verdikti historik për Kosovën dhe luftën e UÇK-së. /Lajmi.net/
