Galtier: Neymar është një nga lojtarët më të mirë në planet
Christophe Galtier nuk ka kursyer lëvdatat për Neymar. Para se Christophe Galtier të vinte në stolin e PSG flitej për një largim të mundshëm të Neymar nga skuadra. Por, situata ka ndryshuar shumë në planet e reja. Neymar po shkëlqen dhe paraqitjet e tij kanë shtyrë Galtier të thotë se braziliani është një nga më…
Sport
Christophe Galtier nuk ka kursyer lëvdatat për Neymar.
Para se Christophe Galtier të vinte në stolin e PSG flitej për një largim të mundshëm të Neymar nga skuadra. Por, situata ka ndryshuar shumë në planet e reja.
Neymar po shkëlqen dhe paraqitjet e tij kanë shtyrë Galtier të thotë se braziliani është një nga më të mirët në planet.
“Unë gjithmonë kam konsideruar atë si një nga lojtarët më të mirë në planet, por tani kam edhe një pamje tjetër të asaj se sa punon ai në përditshmëri”, ka thënë Galtier, transmeton lajmi.net.
“Ai është profesionist i madh dhe lojtar i shkëlqyer. E shoh me kënaqësi çdo ditë”, shtoi trajneri i PSG.
Neymar ka shënuar 10 gola në vetëm nëntë ndeshje këtë sezon, si dhe ka shtuar shtatë asistime. /Lajmi.net/