Drejtori sportiv i Napolit: U interesuam për Navas, por marrëveshja me të dështoi në fund

Drejtori sportiv i Napolit, Guintoli,  ka folur për dështimin e marrëveshjes në mes tyre dhe Paris Saint Germain për Keylor Navas. Ai, ndër të tjera, tha klubi tentoi shumë që ta arrinte një marrëveshje me kampionët e Francës, por diçka e tillë s’u bë, transmeton lajmi.net. “Kemi marrëdhënie të mira me Paris Saint Germain. Ata…

Sport

06/09/2022 18:35

Drejtori sportiv i Napolit, Guintoli,  ka folur për dështimin e marrëveshjes në mes tyre dhe Paris Saint Germain për Keylor Navas.

Ai, ndër të tjera, tha klubi tentoi shumë që ta arrinte një marrëveshje me kampionët e Francës, por diçka e tillë s’u bë, transmeton lajmi.net.

“Kemi marrëdhënie të mira me Paris Saint Germain. Ata donin Fabian Ruiz, kurse ne Keylor Navas. Ne tentuam që ta arrijmë një marrëveshje që t’i zgjidhim të dy problemet”, tha fillimisht ai

“Marrëveshja me Navas dështoi pasi portieri kishte një çështje të parregulluar me klubin”, përfundoi Guintoli. /Lajmi.net/