Di Lorenzo: S’duhet t’i frikësohemi Liverpoolit

Di Lorenzo ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes Napoli – Liverpool. Skuadra italiane do të ketë një test të vështirë, ndaj njërës prej skuadrave më të mira viteve të fundit. Megjithatë, mbrojtësi italian ka thënë se Napoli nuk duhet t’i frikësohet skuadrës së Liverpool. “Janë bërë dy vite prej kur presim të përfshihemi…

Sport

06/09/2022 15:12

Di Lorenzo ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes Napoli – Liverpool.

Skuadra italiane do të ketë një test të vështirë, ndaj njërës prej skuadrave më të mira viteve të fundit.

Megjithatë, mbrojtësi italian ka thënë se Napoli nuk duhet t’i frikësohet skuadrës së Liverpool.

“Janë bërë dy vite prej kur presim të përfshihemi në këtë kompeticion përsëri, kështu që mendoj se është moment i rëndësishëm për klubin dhe për mua si dhe për tifozët”, ka thënë Di Lorenzo, transmeton lajmi.net.

“Ne do të tregojmë dëshirë dhe përkushtim në tentimit për të bërë paraqitje të mirë ndaj një top skuadre dhe jam i sigurt që do të tregojmë kualitetet tona dhe t’i shkaktojmë probleme kundërshtarit”, shtoi ai.

“Do të provojmë të bëjmë lojën tonë, pa ndonjë frikë dhe nuk duhet t’i lejojmë të diktojnë shumë”, tha mes tjerash mbrojtësi i Napoli.

Napoli e ka nisur për mrekulli sezonin në Serie A, duke mos regjistruar akoma humbje, në pesë ndeshjet e para. /Lajmi.net/