Mbappe lë të hapur mundësinë për të kaluar te Reali: Më duket sikur shtëpia ime është atje

Kylian Mbappe nuk është dorëzuar në ëndrrën e tij për të luajtur te Real Madridi. Ylli francez, Kylian Mbappe refuzoi një mundësi për të kaluar te Reali gjatë verës së kaluar, duke pranuar rinovimin e kontratës me PSG. Megjithatë, sa i përket të ardhmes, Mbappe nuk ka mbyllur mundësinë që t’i bashkohet ‘Los Blancos’. “S’mund…

Sport

06/09/2022 12:41

Kylian Mbappe nuk është dorëzuar në ëndrrën e tij për të luajtur te Real Madridi.

Ylli francez, Kylian Mbappe refuzoi një mundësi për të kaluar te Reali gjatë verës së kaluar, duke pranuar rinovimin e kontratës me PSG.

Megjithatë, sa i përket të ardhmes, Mbappe nuk ka mbyllur mundësinë që t’i bashkohet ‘Los Blancos’.

“S’mund ta dini kurrë se çfarë do të ndodh”, ka thënë Mbappe për ‘NY Times’, transmeton lajmi.net.

“Ndonëse s’kam qenë kurrë aty, por ndihet sikur shtëpia ime është aty, apo diçka e tillë”, shtoi tutje francezi.

Mbappe ishte dëshira e madhe e Florentino Perez. Lojtari kishte një marrëveshje në parim, por shkeli gjithçka për të firmosur me PSG. /Lajmi.net/