De Vrij gozhdohet nga mediat italiane, shpallet më i dobëti i derbit të Milanos
Stefan de Vrij është lojtari më i dobët i derbit të Milanos. Mbrojtësi holandez nuk ishte në elementin më të mirë të mundshëm në ndeshjen e mbrëmshme, kur Milan mposhti skuadrën e Inter. Mediat italiane nuk kanë dyshim për dështimin e ndeshjes, duke e vlerësuar mbrojtësin me notën më të dobët. ‘Gazzetta’, ‘Tuttosport’, ‘Corriere dello…
Sport
Stefan de Vrij është lojtari më i dobët i derbit të Milanos.
Mbrojtësi holandez nuk ishte në elementin më të mirë të mundshëm në ndeshjen e mbrëmshme, kur Milan mposhti skuadrën e Inter.
Mediat italiane nuk kanë dyshim për dështimin e ndeshjes, duke e vlerësuar mbrojtësin me notën më të dobët.
‘Gazzetta’, ‘Tuttosport’, ‘Corriere dello Sport’ vlerësuan paraqitjen e De Vrij me notën 4/10, përcjell lajmi.net.
Të vetmit lojtarë që nuk dëshpëruan, sipas mediave italiane, ishin Brozovic, Dzeko, Lautaro, Correa, Mkhitaryan e Dimarco.
Milan Skriniar, Alessandro Bastoni e Calhanoglu ishin në mesin e atyre me vlerësimet më të ulëta. /Lajmi.net/