Inter refuzuan dje 65 milionë euro për Skriniar
Inter nuk do të lëshojnë lehtë kartonin e Milan Skriniar. Mbrojtësi sllovak, Milan Skriniar është dëshira kyçe e skuadrës së Paris Saint-Germain në fundin e merkatos. Trajneri i PSG, Christophe Galtier ka thënë se asgjë s’përfundon deri kur merkatoja të mbyllet zyrtarisht. Megjithatë, mediat franceze bëjnë të ditur se një ofertë e PSG për lojtarin…
Sport
Inter nuk do të lëshojnë lehtë kartonin e Milan Skriniar.
Mbrojtësi sllovak, Milan Skriniar është dëshira kyçe e skuadrës së Paris Saint-Germain në fundin e merkatos.
Trajneri i PSG, Christophe Galtier ka thënë se asgjë s’përfundon deri kur merkatoja të mbyllet zyrtarisht.
Megjithatë, mediat franceze bëjnë të ditur se një ofertë e PSG për lojtarin është refuzuar, përcjell lajmi.net.
Inter kanë refuzuar dje 65 milionë euro për kartonin e lojtarit sllovak.
Mbetet të shihet nëse PSG do të nisin edhe ndonjë ofertë tjetër drejt zyrave të Inter. /Lajmi.net/