Spalletti i vendos çmimin Osimhen
Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti i ka vendosur çmimin Victor Osimhen. Sezonin e kaluar Osimhen pati paraqitje fenomenale. Kjo bëri që këtë merkato ai të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në treg. Spalletti, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e shitjes së Victor Osimhen mes raporteve që Manchester United dëshiron ta nënshkruajë atë dhe…
Sport
Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti i ka vendosur çmimin Victor Osimhen.
Sezonin e kaluar Osimhen pati paraqitje fenomenale.
Kjo bëri që këtë merkato ai të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në treg.
Spalletti, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e shitjes së Victor Osimhen mes raporteve që Manchester United dëshiron ta nënshkruajë atë dhe i ka vendosur çmimin.
“Nëse një klub vjen dhe ju ofron 100 milionë euro për të, mendoj se është e vështirë të mos merret parasysh oferta”, tha ai për ‘DAZN’.
Mbetet të shihet nëse ndonjë klub do paguajë aq për Osimhen, pak ditë para mbylljes se afatit kalimtar të verë./Lajmi.net/