Guardiola: Ndeshje e shkëlqyer, Premier League është e vështirë, Leeds mposhti Chelsean

Pep Guardiola ka dhënë disa komente pas barazimit me Newcastle United. Skuadra e Manchester City lëshoi pikë në xhiron e tretë, duke luajtur 3:3 me Newcastle. Pep Guardiola thotë se skuadra e tij s’mund të fitonte sot, dhe paralajmëroi se Premier League është shumë e vështirë për t’u fituar. “Ndeshje e shkëlqyer futbolli. Filluam mirë.…

Sport

21/08/2022 20:19

Pep Guardiola ka dhënë disa komente pas barazimit me Newcastle United.

Skuadra e Manchester City lëshoi pikë në xhiron e tretë, duke luajtur 3:3 me Newcastle.

Pep Guardiola thotë se skuadra e tij s’mund të fitonte sot, dhe paralajmëroi se Premier League është shumë e vështirë për t’u fituar.

“Ndeshje e shkëlqyer futbolli. Filluam mirë. Humbëm disa duele dhe ata vraponin shumë. Sapo ndeshja u hap, ata ishin më të mirë për 20 minuta. Skuadra tregoi kush është. Saint-Maximin ishte i rrezikshëm. Ne duhej të merrnim më shumë kohë në të tretën e fundit”, ishin fjalët hyrëse të trajnerit të City.

“S’mund të fitonim sot. Newcastle po bëhet kundërshtar i fortë. Leeds mposhti Chelsean. Premier League është kaq e vështirë”, ka thënë tutje Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Kjo tregon sa mirë kemi bërë në pesë vitet e fundit dhe sa vështirë do të jetë. Për mua ishte e mjaftueshme që pash skuadrën të luftonte deri në fund”, shtoi Pep.

Man City mbetet me shtatë pikë, dy më pak sesa liderët Arsenal. /Lajmi.net/