Zyrtare: Everton transferon Conor Coady

Conor Coady është transferimi më i ri i skuadrës së Everton. Faqja zyrtare e Everton ka njoftuar pak minuta më parë për arritjen e marrëveshjes me Conor Coady, përcjell lajmi.net. Lojtari do t’i bashkohet skuadrës së Everton duke lënë atë të Wolverhampton. Marrëveshja aktuale është e vlefshme për një sezon huazim, me mundësi blerjeje në…

Sport

08/08/2022 22:42

Conor Coady është transferimi më i ri i skuadrës së Everton.

Faqja zyrtare e Everton ka njoftuar pak minuta më parë për arritjen e marrëveshjes me Conor Coady, përcjell lajmi.net.

Lojtari do t’i bashkohet skuadrës së Everton duke lënë atë të Wolverhampton.

Marrëveshja aktuale është e vlefshme për një sezon huazim, me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

Frank Lampard ka një përforcim shtesë për të bërë më mirë këtë sezon. Skuadra e tij e nisi edicionin me humbje ndaj Chelsea. /Lajmi.net/