Barcelona “ëndërron” Alexander Arnoldin

Skuadra e Barcelonës është në kërkim të një mbrojtësi anësor. Katalunasit janë të interesuar për ndonjë emër të dëshmuar në nivelet e larta. Një prej të pikëtuarve si transferim i mundshëm është edhe Trent Alexander Arnold. Sipas asaj që bën të ditur Sport Bible, “blaugranat” janë të gatshëm të ofrojnë hiç më pak se 67…

Sport

04/08/2022 18:32

Skuadra e Barcelonës është në kërkim të një mbrojtësi anësor.

Katalunasit janë të interesuar për ndonjë emër të dëshmuar në nivelet e larta.

Një prej të pikëtuarve si transferim i mundshëm është edhe Trent Alexander Arnold.

Sipas asaj që bën të ditur Sport Bible, “blaugranat” janë të gatshëm të ofrojnë hiç më pak se 67 milionë funte për të.

Ish-kampionët spanjollë ende nuk kanë nisur ndonjë ofertë për lojtarin, mirëpo kjo mund të ndodhë në ditët në vijim.

Gjithsesi, përkundër vullnetit që mund të ekzistojë te Barca, ky operacion është vështirë i mundshëm, pasi lojtari luan rregullisht te Liverpooli dhe është pjesë kruciale e skemave të Jurgen Kloppit. /Lajmi.net/