Pogba shmang operimin

Juventus ka marrë lajme të mira lidhur me Paul Pogba. Ylli francez, Pogba ka pësuar një lëndim në ligamente gjatë fazës parasezonale me skuadrën e Juventus. Flitej se lojtari mund t’i nënshtrohej një operimi dhe të mungonte deri në vitin 2023, por tani gjërat janë më ndryshe. Raportimet e fundit thonë se Pogba nuk do…

Sport

03/08/2022 08:55

Juventus ka marrë lajme të mira lidhur me Paul Pogba.

Ylli francez, Pogba ka pësuar një lëndim në ligamente gjatë fazës parasezonale me skuadrën e Juventus.

Flitej se lojtari mund t’i nënshtrohej një operimi dhe të mungonte deri në vitin 2023, por tani gjërat janë më ndryshe.

Raportimet e fundit thonë se Pogba nuk do t’i nënshtrohet operimit, përcjell lajmi.net. Ai do t’i nënshtrohet një programi pesë javorë para se të kthehet në fushë.

Francezi do të humb së paku javët e para të sezonit në Serie A. Gjatë kësaj vere ai u ribashkua me Juven, duke lënë Unitedin. /Lajmi.net/