Pogba së shpejti merr vendimin në lidhje me lëndimin, i cili i rrezikon pjesëmarrjen në Botëror

Paul Pogba së shpejti do të marrë një vendim në lidhje me lëndimin që ka pësuar. Pogba do të udhëtojë në Lyon për t’u takuar me mjekun Sonnery Cottet nesër pas një lëndimi të fundit në gju, i cili mund ta bëjë atë të humbasë Kupën e Botës. Francezi e pësoi këtë problem gjatë një…

Sport

01/08/2022 14:25

Paul Pogba së shpejti do të marrë një vendim në lidhje me lëndimin që ka pësuar.

Pogba do të udhëtojë në Lyon për t’u takuar me mjekun Sonnery Cottet nesër pas një lëndimi të fundit në gju, i cili mund ta bëjë atë të humbasë Kupën e Botës.

Francezi e pësoi këtë problem gjatë një seance stërvitore teksa ishte në SHBA me Juventusin dhe testet zbuluan se ai kishte pësuar një lëndim anësor të meniskut në gjurin e djathtë. Tashmë ka kaluar një javë dhe ende nuk është marrë asnjë vendim për situatën e Pogbas.

Siç raportohet nga ‘Calciomercato.com’, Pogba nuk mund të shtyjë më konsultimin e tij, kështu që nesër ai do të jetë në Lyon për t’u takuar me mjekun Cottet, i cili do të vlerësojë gjurin e tij dhe do të shohë nëse duhet t’i nënshtrohet një operacioni apo jo, transmeton lajmi.net.

Nëse do të ishte në dorën e francezit, ai nuk do të dëshironte t’i nënshtrohej një operacioni dhe do të preferonte të provonte të menaxhonte lëndimin gjatë gjithë sezonit.

Pogba ka qenë në kontakt me stafin mjekësor të Juventusit dhe ata të kombëtares franceze, duke shqyrtuar me kujdes opsionet e tij./Lajmi.net/