Real Madridi interesohet për Raul de Tomas

Real Madridi ka shfaqur interesim për rikthimin e sulmuesit, Raul de Tomas. Real Madridi janë në kërkim të një sulmuesi, kjo pasi ata presin shitjen e Borja Mayoral dhe Mariano Diaz. Kështu Benzema pritet të jetë sulmuesi i vetëm për ‘Mbretërit’. Kjo ka bërë që ata të shqyrtojnë opsionet në repartin e sulmit, transmeton lajmi.net.…

Sport

01/08/2022 09:03

Real Madridi ka shfaqur interesim për rikthimin e sulmuesit, Raul de Tomas.

Real Madridi janë në kërkim të një sulmuesi, kjo pasi ata presin shitjen e Borja Mayoral dhe Mariano Diaz.

Kështu Benzema pritet të jetë sulmuesi i vetëm për ‘Mbretërit’.

Kjo ka bërë që ata të shqyrtojnë opsionet në repartin e sulmit, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘AS’ në mesin e dëshrave të ‘Los Blancos’ po shihet edhe një rikthim i mundshëm i Raul de Tomas.

Sipas të përditshmes spanjolle, sulmuesi i Espanyol është i vendosur të vulosë një rikthim te Real Madrid këtë verë .

27-vjeçari u largua nga ‘Santiago Bernabeu’ për në Benfica në vitin 2019 dhe tani po kërkon të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë pasi ka shijuar dy sezone të mira me Espanyol./Lajmi.net/