Firmino mohon zërat për një largim nga Liverpooli: Jami i lumtur këtu

Roberto Firmino ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Gjatë këtij afati kalimtar u përhapën disa zëra për një largim të mundshëm të Firminos nga ‘Reds’. Por, një gjë të tillë e ka mohuar vetë braziliani, duke thënë se është i lumtur te Liverpool. “Jam shumë i lumtur te Liverpooli. I jam mirënjohës…

Sport

31/07/2022 15:30

Roberto Firmino ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Gjatë këtij afati kalimtar u përhapën disa zëra për një largim të mundshëm të Firminos nga ‘Reds’.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar vetë braziliani, duke thënë se është i lumtur te Liverpool.

“Jam shumë i lumtur te Liverpooli. I jam mirënjohës Zotit që jam këtu, duke luajtur për një klub me lojtarë të mëdhenj dhe të fitoj tituj. Dëshira ime është të qëndroj. Jam i lumtur këtu dhe kjo është e gjitha që mund të them. Dua të qëndrojë këtu”, ishin fjalët e tij për’ TNT Sport’, transmeton lajmi.net.

Firmino së fundmi u tha se mund të kalojë nga ‘Anfield’ te Juventusi./Lajmi.net/