Ancelotti: Barça po bën një ekip fantastik

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në lidhje me Barcelonën. Këtë merkato Barça është ekipi që ka shpenzuar më së shumti para për blerjen e lojtarëve. Ata kanë siguruar shërbimet e Robert Lewandowskit, Jules Kounde, Christensen, Kessie dhe Raphinhas, ndërsa duket se nuk do të ndalen me aq. E në lidhje me transferimet…

Sport

31/07/2022 10:33

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në lidhje me Barcelonën.

Këtë merkato Barça është ekipi që ka shpenzuar më së shumti para për blerjen e lojtarëve.

Ata kanë siguruar shërbimet e Robert Lewandowskit, Jules Kounde, Christensen, Kessie dhe Raphinhas, ndërsa duket se nuk do të ndalen me aq.

E në lidhje me transferimet e ekipit katalanas ka folur edhe trajneri i rivalit më të madh të tyre, Real Madridit.

“Mendoj se Barcelona po bën një ekip fantastik. Unë duhet të jem i fokusuar te skuadra ime dhe të mos shikoj të tjerët.Në futboll asgjë nuk më befason. Barça është një ekip që duhet respektuar gjithmonë. Këtë vit do të jetë një rival që do të garojë deri në fund”, tha italiani.

Barcelona së fundmi janë duke kërkuar edhe shërbimet e Cesar Azpilicuetas, Marcos Alonsos dhe Bernardo Silvas./Lajmi.net/