Napoli dhe Chelsea shumë afër arritjes së marrëveshjes për Kepan

Napoli është shumë afër transferimit të Kepa Arizabalagas nga Chelsea. Raportimet e fundit thonë se marrëveshja në mes të klubeve është shumë pranë, transmeton lajmi.net. Lojtari fillimisht do të kalojë në Itali si huazimi, pastaj në fund të sezonit do të shqyrtohet opsioni i blerjes. Me anë të kësaj marrëveshjeje, Chelsea do t’ia paguajë lojtarit…

Sport

30/07/2022 14:00

Napoli është shumë afër transferimit të Kepa Arizabalagas nga Chelsea.

Raportimet e fundit thonë se marrëveshja në mes të klubeve është shumë pranë, transmeton lajmi.net.

Lojtari fillimisht do të kalojë në Itali si huazimi, pastaj në fund të sezonit do të shqyrtohet opsioni i blerjes.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, Chelsea do t’ia paguajë lojtarit 75% të pagës.

Spanjolli tash e sa kohë është i padëshiruar në “Stamford Bridge”, pas paraqitjeve tejet të dobëta në Premier League. /Lajmi.net/