Chelsea mund të tentojë për De Jong, nëse Kante nuk nënshkruan kontratë të re

Chelsea mund të tentojë për të nënshkruar me Frenkie De Jong në rast se Ngolo Kante nuk nënshkruan kontratë të re. Të paktën kështu raporton Christian Falk nga Sport BILD, sipas të cilit “blutë” aktualisht nuk janë në përcjellje të lojtarit. Ndonëse u përfol shumë për një kalim të mundshëm të holandezit në “Stamford Bridge”,…

Sport

30/07/2022 12:01

Chelsea mund të tentojë për të nënshkruar me Frenkie De Jong në rast se Ngolo Kante nuk nënshkruan kontratë të re.

Të paktën kështu raporton Christian Falk nga Sport BILD, sipas të cilit “blutë” aktualisht nuk janë në përcjellje të lojtarit.

Ndonëse u përfol shumë për një kalim të mundshëm të holandezit në “Stamford Bridge”, kjo gjë, të paktën deri më tani, nuk është duke u diskutuar, transmeton lajmi.net.

Mesfushori është ende në mëdyshje në lidhje me qëndrimin e tij ose jo në Barcelonë.

Në anën tjerët, Chelsea është duke punuar që ta bindë Kanten që të nënshkruajë kontratë të re. /Lajmi.net/