Ter Stegen nuk do të largohet nga Barcelona

Marc-Andre ter Stegen nuk do të largohet nga Barcelona. Pavarësisht që u tha se portieri gjerman do të largohet nga ‘Camp Nou’, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. Sipas Fabrizio Romanos, Marc do të qëndrojë te Barca të paktën edhe këtë verë, transmeton lajmi.net. Gjermani gjithashtu thuhet se është i qetë, pasi klubi…

Sport

29/07/2022 17:59

Marc-Andre ter Stegen nuk do të largohet nga Barcelona.

Pavarësisht që u tha se portieri gjerman do të largohet nga ‘Camp Nou’, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

Sipas Fabrizio Romanos, Marc do të qëndrojë te Barca të paktën edhe këtë verë, transmeton lajmi.net.

Gjermani gjithashtu thuhet se është i qetë, pasi klubi e shohin si pjesë të planeve portierin.

Ter Stegen ka kontratë me ‘Blaugrana’ deri në vitin 2025 dhe ka një klauzolë largimi prej 30 milionë euro./Lajmi.net/