Juventus afër marrëveshjes me Firmino

Juventus po avancon në tentimet për të nënshkruar me Roberto Firmino. Skuadra italiane është në kërkim të një lojtari sulmues dhe në tavolinë kanë disa alternativa. Një nga to është Firmino. Juventus kanë bërë një ofertë prej 19 milionë funteve për skuadrën e Liverpool, duke kërkuar në këmbim kartonin e brazilianit. Sipas ‘Corriere dello Sport’,…

Sport

27/07/2022 15:51

Juventus po avancon në tentimet për të nënshkruar me Roberto Firmino.

Skuadra italiane është në kërkim të një lojtari sulmues dhe në tavolinë kanë disa alternativa. Një nga to është Firmino.

Juventus kanë bërë një ofertë prej 19 milionë funteve për skuadrën e Liverpool, duke kërkuar në këmbim kartonin e brazilianit.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Juventus janë tani duke u afruar gjithnjë e më shumë me objektivin e tyre, përcjell lajmi.net.

Massimiliano Allegri po kërkon një profil lojtari që mund të luajë si sulmues i dytë, por me raste edhe si i vetëm.

Alvaro Morata është në mesin e emrave të përmendur si opsione, por edhe Timo Werner i Chelsea. /Lajmi.net/