Ramsey i kërkon Juventusit katër milionë euro që të shkëpus kontratën

Aaron Ramsey kërkon katër milionë euro që të largohet nga Juventusi. Pavarësisht se mesfushorit uellsian ka edhe një vit nga kontrata e tij, ai prej disa kohësh nuk është pjesë e planeve të Maxi Allegrit. Në pjesën e fundit të sezonit ai kaloi i huazuar te Glasgow Rangers. Sipas ‘Sky Sports’, drejtuesit e klubit janë…

Sport

25/07/2022 08:30

Aaron Ramsey kërkon katër milionë euro që të largohet nga Juventusi.

Pavarësisht se mesfushorit uellsian ka edhe një vit nga kontrata e tij, ai prej disa kohësh nuk është pjesë e planeve të Maxi Allegrit.

Në pjesën e fundit të sezonit ai kaloi i huazuar te Glasgow Rangers.

Sipas ‘Sky Sports’, drejtuesit e klubit janë duke negociuar zgjidhjen e kontratës, transmeton lajmi.net.

Ramsey kërkon katër milionë euro që të shkëpus kontratën, ndërsa Juve ofron dy.

Mbetet të shihet nëse do të arrijnë të akordohen./Lajmi.net/