Chelsea pajtohen për ta lënë Lukakun në huazim edhe për vitin e dytë
Romelu Lukaku do ta kalojë sezonin e ardhshëm në huazim te skuadra e Inter. Ylli belg, Lukaku shprehi pakënaqësinë e tij dhe shtyu për një huazim te skuadra ‘Zikaltër’. Megjitahtë, sipas raportimeve të ‘The Sun’, situata shkon edhe më tej, me ‘Blutë’ që tashmë janë pajtuar edhe për një vit të dytë huazimi, përcjell lajmi.net.…
Sport
Romelu Lukaku do ta kalojë sezonin e ardhshëm në huazim te skuadra e Inter.
Ylli belg, Lukaku shprehi pakënaqësinë e tij dhe shtyu për një huazim te skuadra ‘Zikaltër’.
Megjitahtë, sipas raportimeve të ‘The Sun’, situata shkon edhe më tej, me ‘Blutë’ që tashmë janë pajtuar edhe për një vit të dytë huazimi, përcjell lajmi.net.
Sulmuesi belg besohet se do të qëndrojë i huazuar në ‘San Siro’ deri në mundësinë për një marrëveshje të përhershme.
Lukaku la skuadrën e Inter pasi fitonte titullin e kampionit të Serie A. Tani, në rikthimin e tij ai synon ta rikthejë përsëri titullin që Inter e humbi në garë me Milan, pa Lukakun. /Lajmi.net/