Taksisti kosovar merr shpërblimin pasi i dorëzoi portofolin Neuer, por nga legjenda e Bayernit, Matthaus

Taksisti kosovar merr shpërblimin pasi i dorëzoi kuletën Neuer, por nga legjenda e Bayernit, Lothar Matthaus. Taksisti kosovar, Hazir Stublla ka marrë shpërblimin ‘e kërkuar’ që ia ka dorëzuar portofolin Manuel Neuer, por jo nga portieri. Ditë më parë ‘Bild’ njoftoi se një taksist ia kishte gjetur portofolin portierit të Bayern Munich dhe ishte munduar shumë…

Sport

23/07/2022 23:04

Taksisti kosovar merr shpërblimin pasi i dorëzoi kuletën Neuer, por nga legjenda e Bayernit, Lothar Matthaus.

Taksisti kosovar, Hazir Stublla ka marrë shpërblimin ‘e kërkuar’ që ia ka dorëzuar portofolin Manuel Neuer, por jo nga portieri.

Ditë më parë ‘Bild’ njoftoi se një taksist ia kishte gjetur portofolin portierit të Bayern Munich dhe ishte munduar shumë që të ia dorëzonte atij.

Pasi ka arritur ta dorëzojë, kosovari ka marrë si shpërblim një fanellë të nënshkruar nga Neuer, ndërsa ishte shprehur i zhgënjyer me veprimin e portierit.

Hazir Stublla, më në fund është i kënaqur, kjo pasi është legjenda e Bayern Munich, Lothar Matthaus, që ia ka blerë atë fanellë kosovarit, transmeton lajmi.net.

Siç shkruan “Bild”, Matthaus ia ka dhënë 1000 euro taksistit kosovar duke ia blerë fanellën e Neuerit.

“E di nga përvoja se çka është të të humbë kuleta. Problemet vijnë më vonë. E mirëkuptoj përkushtimin e Hazirit për ta shpëtuar nga telashet Manuelin”, ka thënë Matthaus për “Bildin”./Lajmi.net/