Allegri: Kemi për detyrë të fitojmë Scudetton

Trajneri i Juventusit, Maxi Allegri ka folur në lidhje me titullin e Serie A. Juventusi është skuadra më e trofeshme në ligën italiane, por vitet e fundit nuk i ka ecur aq mirë në këtë aspekt. Është trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’ që thotë se tashmë i ka ardhur koha ta fitojnë Scudetton. “Juventus, si…

Sport

22/07/2022 16:24

Trajneri i Juventusit, Maxi Allegri ka folur në lidhje me titullin e Serie A.

Juventusi është skuadra më e trofeshme në ligën italiane, por vitet e fundit nuk i ka ecur aq mirë në këtë aspekt.

Është trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’ që thotë se tashmë i ka ardhur koha ta fitojnë Scudetton.

“Juventus, si gjithmonë, dëshiron të arrijë çdo objektiv”, ka thënë fillimisht Allegri, transmeton lajmi.net.

“Kjo verë ka parë që kanë ardhur disa lojtarë kryesorë: disa me përvojë, disa të rinj. Plus, është sezoni i dytë kështu që ne tashmë po fillojmë nga një bazë e mirë.

Pas një sezoni pa trofe, për herë të parë në 10 vjet, kemi për detyrë të fitojmë Scudetton”, përfundoi trajneri italian.

Juve është ekipi më i dekoruar me tituj të Scudettos, pasi kanë fituar 36 sosh./Lajmi.net/