Juventus po punon për shkëputjen e kontratave të Ramsey dhe Arthur

Skuadra e Juventus është në hall me dy mesfushorët e skuadrës. Aaron Ramsey dhe Arthur Melo nuk janë pjesë e planeve të Massimiliano Allegri, por kanë akoma kontratë me Juventus. ‘Zonja e Vjetër’ po punon tashmë intensivisht për të gjetur një opsion që shkëput kontratat e Ramsey e Arthur, transmeton lajmi.net. Ramsey kaloi sezonin e…

Sport

21/07/2022 23:55

Skuadra e Juventus është në hall me dy mesfushorët e skuadrës.

Aaron Ramsey dhe Arthur Melo nuk janë pjesë e planeve të Massimiliano Allegri, por kanë akoma kontratë me Juventus.

‘Zonja e Vjetër’ po punon tashmë intensivisht për të gjetur një opsion që shkëput kontratat e Ramsey e Arthur, transmeton lajmi.net.

Ramsey kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi te Rangers, por kontrata e tij me Juve vlen deri në vitin 2023. Ai ka pagë prej 6 milionë eurove për sezon. Lojtarit mund t’i paguhet një dëmshpërblim për t’u larguar.

Por, situata nuk qëndron njëjtë me Arthur Melo. Për brazilianin, Juve pagoi 76 milionë euro për ta transferuar nga Barcelona në vitin 2020.

Arthur ka kontratë me Juven deri në vitin 2025. Destiancion i mundshëm për të është Arsenal, por londinezët s’kanë bërë ofertë për të akoma. /Lajmi.net/