Juventusi e zyrtarizon Bremerin

Juventusi e ka zyrtarizuar nënshkrimin me qendërmbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer. Lojtari erdhi në “Allianz Stadium” për shumën e 40 milionë eurove, pa i llogaritur shtesat, transmeton lajmi.net. Kontrata e nënshkruar nga ai është pesëvjeçare që do ta mbajë brazilianin te “Zonja e Vjetër” deri në vitin 2027. Për Bremer u interesua për një kohë…

Sport

20/07/2022 21:59

Juventusi e ka zyrtarizuar nënshkrimin me qendërmbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer.

Lojtari erdhi në “Allianz Stadium” për shumën e 40 milionë eurove, pa i llogaritur shtesat, transmeton lajmi.net.

Kontrata e nënshkruar nga ai është pesëvjeçare që do ta mbajë brazilianin te “Zonja e Vjetër” deri në vitin 2027.

Për Bremer u interesua për një kohë të gjatë edhe Interi, por ishin më pasivë sa i përket ndjekjes së tij. /Lajmi.net/