Gomez tregon pse injoroi spekulimet që e çonin te Reali dhe nënshkroi rinovimin me Liverpool

Joe Gomez lidhej me një transferim të mundshëm te Real Madrid, por ky transferim nuk do të bëhet.

Sport

18/07/2022 16:36

Mbrojtësi anglez lidhej me shumë spekulime në merkaton e verës, kryesisht me disa që e çonin atë te Real Madridi.

Por, së fundmi lojtari ka nënshkruar një kontratë të re me Liverpool, për të zgjatur qëndrimin e tij në ‘Anfield’.

Lojtari ka dhënë disa komente për këtë situatë, duke thënë se nuk pengohet prej zhurmave që vijnë nga jashtë.

“Nuk mund të them që s’i kam dëgjuar thashethemet, por derisa gjërat nuk janë konkrete me përfaqësuesit e mi, i shoh pak me dyshim”, ka thënë Gomez, transmeton lajmi.net.

“Secili interesim është nxitës, por në të vërtetë nuk e shoh si shpërqendrim, sepse deri në vendimin tim, zhurma e jashtme është vetëm e jashtme”, shtoi lojtari.

Real Madrid në këtë merkato ka arritur marrëveshje me një tjetër mbrojtës nga Premier League, e ai është Antonio Rudiger. /Lajmi.net/