Arsenali i vihet pas Leroy Sanes

Arsenali i është vënë pas anësorit të Bayern Munichut, Leroy Sane.

Sport

16/07/2022 08:28

Ndonëse ende nuk e kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare, “topçinjtë” po e monitorojnë situatën e gjermanit, transmeton lajmi.net.

Bavarezët tash për tash nuk mendojnë të privohen nga shërbimet e një sulmuesi tjetër, pas Robert Lewandowskit që tashmë mund të llogaritet si lojtar i Barcelonës.

Gjithsesi, në këtë aspekt një rol të madh mund ta luajë edhe lojtari i cili ende nuk është duke dhënë shenja largimi. /Lajmi.net/