Napoli nis negociatat me Navas
Ekipi italian, Napoli kanë filluar negociatat me Keylor Navas. Navas pritet të largohet nga Paris Saint Germain, pasi sezonin që do vije nuk pritet të jetë zgjedhja e parë e ekipit parisien. Kjo ka bërë që kostarikani të mendojë largimin nga ‘Parc des Princes’. Disa klube kanë shfaqur interesim për portierin, në mesin e tyre…
Sport
Ekipi italian, Napoli kanë filluar negociatat me Keylor Navas.
Navas pritet të largohet nga Paris Saint Germain, pasi sezonin që do vije nuk pritet të jetë zgjedhja e parë e ekipit parisien.
Kjo ka bërë që kostarikani të mendojë largimin nga ‘Parc des Princes’.
Disa klube kanë shfaqur interesim për portierin, në mesin e tyre edhe Napoli, transmeton lajmi.net.
‘Calciomercato’ njofton se skuadra italiane ka filluar të negociojë për transferimin e Navas.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje në mes palëve./Lajmi.net/