Jota: Mendoj se mund të garojmë përsëri për katër trofetë

Diogo Jota është optimist para fillimit të sezonit të ri.

Sport

11/07/2022 23:40

Ylli portugez i Liverpool, Diogo Jota ka dhënë disa komente ku ka folur për pritshmëritë e tij për sezonin e ri.

Lojtari ka thënë se skuadra e tij mund të garojë përsëri për katër trofe, siç luftoi edhe sezonin e kaluar (ndonëse fitoi vetëm dy).

“Mendoj se ky sezon mund të jetë i ngjashëm, shpresoj, dhe ne duhet të jemi gati. Me Kupën e Botës në mes, ky do të jetë faktor shtesë, por shpresoj të jemi gati për një sezon të mirë përpara”, ka thënë Jota, transmeton lajmi.net.

“Jemi Liverpool dhe duhet të luftojmë për të gjithë trofetë në të cilët garojmë. Shpresoj se mund të jemi afër dhe në të gjitha momentet vendimtare, sikur ishim sezonin e kaluar”, shtoi lojtari.

Jota ishte një nga lojtarët që pati më shumë minuta sezonin e kaluar, pasi fitonte balotazhin me Roberto Firmino në shumicën e rasteve. /Lajmi.net/