Di Maria arrin në Torino

Angel Di Maria së shpejti do ta kompletojë transferimin e tij te Juventusi.

Sport

07/07/2022 23:18

Di Maria është lojtari më i ri i ekipit nga Torino, por, mungon vetëm zyrtarizimi.

Argjentinasi do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me mundësi për një vit shtesë, për vlerën e 7 milionë euro në sezon.

Ai do t`i bashkohet ‘Zonjës së Vjetër’, si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Paris Saint Germain.

Siç njofton Fabrizio Romano, anësori ka arritur në Torino, kështu duke mbetur vetëm zyrtarizimi si lojtari më i ri i Juventusit.