Përfaqësuesit e Juventusit takohen me agjentin e Koulibaly

Përfaqësuesit e Juventusi janë takuar me agjentin e Kalidou Koulibaly për një transferim të mundshëm të tij te Juventusi.

Sport

06/07/2022 22:03

Mbrojtësi është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë e largimit nga Napoli dhe pikërisht “bardhezinjtë” janë një destinacion i mundshëm për të, transmeton lajmi.net.

Senegalezi ka kontratë me napoletanët deri në vitin 2023, por duket se nuk do ta çojë në fund këtë marrëveshje.

Për lojtarin u interesua edhe Barcelona, por “blaugranat” nuk patën mundësi ta paguajnë shumën e kërkuar nga ish-kampionët italianë. /Lajmi.net/