Dështon shkarkimi i Bordit të ZRRE-së, Vetëvendosje rrëzon mocionin e opozitës
Ka dështuar të miratohet mocioni për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.
Lajme
Kjo pasi që ky mocion në Kuvend mori 22 vota pro, 53 kundër.
Mocioni u propozua nga LDK, me përkrahje edhe nga PDK e AAK.
Arsye e propozimit ishte mos-zbatimi i vendimit të Gjykatës Themelore për shfuqizimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës.
Kundër të njëjtit ishte partia në pushtet, Vetëvendosje. /Lajmi.net/