Zyrtare: Salah nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Ndonëse pati shumë zëra që do të largohet në këtë verë, Mohamed Salah e konfirmoi të kundërtën.

Sport

01/07/2022 17:16

Gjatë ditës së sotme ai nënshkroi kontratë të re afatgjatë me Liverpoolin, që do ta mbajë atë në “Anfield Road” deri në vitin 2025.

Lajmin e konfirmoi vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Egjiptiani u shpreh i lumtur pas hedhjes së firmës edhe për pesë vite, duke deklaruar se skuadra e tij është në pozita të mira për ta fituar çdo trofe të mundshëm.

“Jam shumë i lumtur që po qëndroj. Mendoj se jemi në pozita të mira për të fituar gjithçka”, tha ndër të tjera ai. /Lajmi.net/